Gary Neville i sigurt që Solskjaer do ta mbyll sezonin si trajner i Man Utd

Prishtinë | 07 Nën 2021 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Ish-kapiteni i Manchester United, Gary Neville, beson se trajneri Ole Gunnar Solskjaer është i sigurt me punën e tij për këtë sezon.

Solskjaer është sërish nën vëzhgim pas humbjes në shtëpi ndaj Manchester City të shtunën, por ka nga ata që besojnë se norvegjezi nuk do të shkarkohet.

“Ole është nën presion të madh dhe ata nuk kanë guxim”, ka thënë fillimisht Neville.

“Pa Cavanin ata duken më pak si një ekip. Ai duket se e ka atë luftë për të luajtur për klubin dhe kur ai nuk luan ata duken mirë, por bukuria nuk mjafton”.

“Deri në fund të sezonit të kaluar ka pasur përparim dhe duke përfunduar mbi Liverpoolin sezonin e kaluar atij iu vlerësua kjo arritje”.

Solskjaer dhe Neville, dikur si bashkëlojtarë

“Disa tifozë të Unitedit mendojnë se klubi duhet të kishte vepruar dy javë më parë sepse Antonio Conte ishte në dispozicion. Ata nuk do ta emëronin kurrë Conten, nuk do të ndodhte kurrë, ata kurrë nuk do ta konsideronin atë”.

“Ata nuk janë të përgatitur për këtë moment, sepse u rreshtuan pas Oles dhe stafit. Nuk mendoj se ka ndonjë shans që ata të marrin një vendim gjatë këtij sezoni nëse nuk bëhet aq keq, por po shkon në atë fazë ku është shumë keq”.

Të ngjashme