Gashi përuron Fushën Sintetike në Shkugëz: 2019-ta, vit i infrastrukturës sportive

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 16:54 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Shkugëz të Gjakovës është bërë  inaugurimi i Fushës Sintetike të Futbollit.

Në këtë përurim mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, i cili tha se janë duke bërë investime të mëdha në infrastrukturën sportive dhe se ky stadium është një prej projekteve të shumta që kjo ministri është duke i  realizuar, raporton EkonomiaOnline.

“Është fakt që  viti 2019 është vërtet i infrastrukturës sportive, kemi investime të mëdha. Sot në Gjakovë jemi për të konfirmuar  se shumë shpejtë Ministria do të fillojë me investime edhe me stadiumin e qytetit dhe për një periudhë të shkurtë do ta fillojmë renovimin e stadiumit që do të jetë një stadium i kategorisë së dytë”, tha ai.

“Një përkushtim të veçantë e kemi për këtë komunë, duke pasur parasysh gjithmonë talentin e madh që e kanë në sport veçanërisht për klubin Vëllazërimi por edhe për tifozët kuq e zi, që të jemi përkrahës dhe në mbështetje të tyre. Kjo është rezultat i një bashkëpunimi të frytshëm me federatën dhe komunën. Kemi filluar një dinamikë të re të projekteve që kanë shkuar me vite dhe s’kanë përfundua.  Gjatë këtij viti do të përfundojë stadiumi ose kompleksi i terreneve të tenisit në Gjakovë dhe këtu do jetë një qendër e gjithë sportistëve”, tha ai.

Ndërsa kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, falënderoi ministrin Gashi për përkrahjen e dhënë në fushën e sportit, ndërsa bëri thirrje që të ruhet kjo infrastrukturë moderne.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, me këtë rast tha se fusha ndihmëse e sapo përuruar do të përdoret nga klubi i futbollit Vëllaznimi, ndërsa ka falënderuar ministrin Gashi dhe kreun e FFK-së Ademi për ndihmën e dhënë.

Të ngjashme