Gattuso: Ky lojtar i Arsenalit më pëlqen shumë

Prishtinë | 15 Mar 2018 | 10:25 | Nga

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso e ka pranuar se i pëlqen shumë mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere
Gennaro Gattuso ka lavdëruar mesfushorin anglez, Jack Wilshere, për të cilin tha se i pëlqen shumë.

Ai tha se Wilshere ka të kombinuar grinten angleze me teknikën spanjolle dhe kjo është e pazakontë për një lojtarë.

“Wilshere? E mbaj mend atë kur erdhëm të luajmë kundër Arsenalit në vitin 2011. Ai mund të luajë në çdo ligë”, tha fillimisht Gattuso gjatë konferencës për media, para ndeshjes së sontme ndaj Arsenalit.

“Ai nuk është i shpejtë, por ka teknikë të mirë. Ai mund të lëvizë top dhe e di se ku duhet ta dërgojë atë. Ai mund të luajë si ndihmës i sulmuesit dhe si mesfushor organizator”.

“Wilshere ka shumë probleme fizike, por e vlerësojë si lojtarë, sepse është i pazakontë. Ai ka të kombinuar grinten angleze me teknikën spanjolle. E pëlqej shumë”, tha në fund Gattuso.

Wilshere në fund të sezonit është lojtar i lirë dhe ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë kontratën me Arsenalin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme