Gilmour insiston se do të dëshmohet edhe më shumë te Chelsea

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Tinejxheri Billy Gilmour është zotuar se do të dëshmohet edhe më shumë te skuadra e Chelseat, pasi javën e shkuar nuk ishte rastësisht në dy raste lojtari më i mirë i ndeshjes.

Mesfushori 18-vjeçar impresionoi me dy paraqitjet e tij që i pati gjatë javës së shkuar, në të cilat Chelsea triumfoi 2:0 ndaj Liverpoolit në FA Cup dhe 4:0 kundër Evertonit në Premier League. Për Gilmourin ishte hera e parë si startues në kampionat dhe deri më tani ka tri paraqitje në kampionat. Ndaj Evertonit, ai luajti gjatë tërë ndeshjes dhe u shpall më i miri. Epitetin e më të mirit ndaj ndeshjes, Gilmour e pati edhe në duelin kundër Liverpoolit.

“Ende po më duket diçka si surreale të luajë përkrah lojtarëve më të mirë. Por, kjo është diçka për të cilën kam ëndërruar gjithmonë dhe dua të dëshmoj se nuk jam rastësisht këtu. Nuk e shoh veten si kalimtar në ekipin e parë të Chelseat, pasi jam i vendosur që të dëshmohem dhe ta mbaj pozitën time”, është shprehur Gilmour.

Ai ka pranuar se duhet të bëjë diçka më shumë se futbollistët e tjerë të Chelseat për të pasur edhe më tej besimin e trajnerit Frank Lampard. Madje, Gilmour ka zbuluar se ishin bashkëlojtarët e tij më të vjetër që e kanë ndihmuar të stabilizohet në ekipin e parë të Chelseat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme