Gjilani nënshkruan me kroatin Ivan Fustar

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Gjilani ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Ivan Fustar, i cili vjen nga Kroacia – thuhet në njoftimin e klubit nga Superliga e Kosovës.

31-vjeçari, i lindur në Split të Kroacisë, në skuadrën e Gjilanit vjen pas aventurës dyvjeçare në Qipro te skuadra Nea Salamis. Ai gjithashtu kishte bërë karrierë edhe në Katar te skuadra Al-Arabi, ku u paraqit në edicionin 2017/2018.

Fustar përveç aventurave të ndryshme jashtë vendlindjes, gjithashtu ka mbrojtur ngjyrat e shumë skuadrave në Kroaci, ku vlen të ceket ajo në Superligën kroate te Slaven Belupo, ku u paraqit për dy edicione nga viti 2013 deri në vitin 2015.

Ai njihet për lojën e në ajër dhe pritet të jetë përforcim shtesë i trajnerit Gentjan Mezani në mbrojtjen Gjilanit për edicionin e ri të garave në Superligën e Kosovës në futboll.

KOMUNIKATË ZYRTARESport Club "Gjilani" me anë të kësaj komunikate, njofton se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e…

Gepostet von SC Gjilani am Dienstag, 8. September 2020

Të ngjashme