Gjithçka gati, sot hidhet shorti për Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 29 Gus 2019 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Shorti i grupeve të Ligës së Kampionëve do të hidhet sot (e enjte), pasi që janë kompletuar të gjitha vazot pas ‘play-offit’ të fundit të mbrëmjes së mërkurë.

Pritjes së gjatë i erdhi fundi dhe sot me fillim nga ora 18:00 klubet do të mësojnë kundërshtarët e tyre.

Barcelona, Liverpooli, Chelsea, Juventusi, ​​Manchester City, Bayern Munich, PSG dhe Zenit St Petersburg janë në vazon e parë.

Real Madridi, Atletico Madridi, Napoli, Borussia Dortmundi dhe Tottenhami janë disa nga klubet më të mëdha në vazon e dytë.

Interi, Lyoni, Leverkuseni gjenden në vazon e tretë, ndërsa vazo e katërt ka klube si Galatasaray, RB Leipzig dhe Lille.

Ndeshjet në grup do të luhen më 17-18 shtator, 1-2 tetor, 22-23 tetor, 5-6 nëntor, 26-7 nëntor dhe 10-11 dhjetor.

Vazo 1: Liverpool, Chelsea, Barcelona, ​​Manchester City, Juventus, Bayern Munich, PSG, Zenit

Vazo 2: Real Madrid, Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Napoli, Tottenham Hotspur, Shakhtar Donetsk, Benfica, Ajax

Vazo 3: Lyon, Bayer Leverkusen, FC Salzburg, Olympiakos, Valencia, Club Brugge, Inter, Dinamo Zagreb

Vazo 4: Lokomotiv Moscoë, Genk, Galatasaray, RB Leipzig, Slavia Prague, Red Star Belgrade, Atalanta, Lille


Të ngjashme