Gjuajtësi më i mirë i tresheve kishte pasur probleme me shikimin gjatë tërë kohës

Prishtinë | 04 Pri 2019 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Të jesh gjuajtësi më i saktë dhe më i mirë i tresheve i të gjitha kohërave me siguri duhet të jetë ndjenjë e veçantë, mirëpo të jesh i tillë duke pasur probleme me shikimin gjatë tërë kësaj kohe, atëherë kjo duhet të jetë edhe diçka edhe më e fortë.

Dy herë MVP-ja i NBA-së, Stephen Curry, së fundi njoftoi se ka filluar të bartë thjerrëza pas një rënie në saktësinë e gjuajtjeve të tij, ndonëse aktualisht ka një përqindje prej 43 përqind nga treshja.

“Kam filluar që të bart thjerrëza”, ka thënë Curry për The Athletic.

“Jo, e kam seriozisht. Po më duket sikur m’u ka hapur e tërë bota”.

“Isha mësuar aq shumë që t’i rrudh sytë për aq gjatë. Ishte normale”.

Mirëpo, pasi që Curry vuan nga një sëmundje degjenerative e syve, ka gjasë që shikimi i tij të jetë përkeqësuar me kohë.

Të ngjashme