Gjysmëfinalja e Kupës: Hysaj jashtë, Interi me artileri të rëndë në Napoli

Prishtinë | 13 Qer 2020 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Juventusi është ekipi i parë finalist i Kupës së Italisë, ndërkohë që sonte do të zbresin në fushë Napoli dhe Interi. Vendasit janë favoritë për t’u kualifikuar dhe trajneri Gennaro Gattuso ka menduar edhe për formacionin që do të zbresë në fushë nga fillimi. E njëjta gjë edhe në krahun tjetër, ku Conte kërkon për të përmbysur humbjen 1-0 të pësuar në “San Siro”.

Për këtë nuk kursen as Lukaku e Lautaro Martinez, të cilët do të mbështeten nga Eriksen. Në mbrojtje i riu Bastoni luan krah Skriniar dhe De Vrij, kurse nga krahët Candreva e Young. Në qendër të mesfushës janë përzgjedhur Brozovic e Barella.

Te Napoli nuk ka vend për Elseid Hysajn nga fillimi. Di Lorenzo preferohet para tij në të djathtë të mbrojtjes. Koulibaly, Maksimovic dhe Mario Rui plotësojnë katërshen e këtij reparti, kurse në mesfushë mendohet të luajnë Allan, Zielinski dhe Demme.Mertens e Insigne projektohen për sulmin, mbështetur nga Politano.

NAPOLI (4-3-3): Ospina; Di Lorenzo, Koulibaly, Maksimovic, Mario Rui; Allan, Demme, Zielinski; Politano, Mertens, Insigne. TRAJNER: Gattuso. (NË DISPOZICION: Meret, Karnezis, Malcuit, Luperto, Hysaj, Ghoulam, Elmas, Callejon, Fabian Ruiz, Lozano, Llorente, Milik).

INTER (3-4-1-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Candreva, Barella, Brozovic, Young; Eriksen; Lukaku, Lautaro Martinez. TRAJNER: Conte. (NË DISPOZICION: Padelli, Berni, Ranocchia, Pirola, Biraghi, Moses, Asamoah, Borja Valero, Gagliardini, Sensi, Sanchez, Esposito).

Të ngjashme