Gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve, Itali – Spanjë: Formacionet zyrtare

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Italia takohet me Spanjën në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kombeve në “San Siro”.

Skuadrat vijnë pas një përballje që është ende e freskët për të dyja palët, ku Italia e mposhti Spanjën në gjysmëfinale të EURO 2020.

Në “San Siro” pritet të ketë rreth 36,000 tifozë, ku vetëm ka filluar mbushja e tij.

Roberto Mancini për këtë ndeshje ka vendosur të startojë me emra si Federico Chiesa, Federico Bernardeschi dhe Lorenzo Insigne në sulm.

Në anën tjetër Luis Enrique do të luajë me Oyarzabal, Sarabia dhe Ferran Torres në sulm.

Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Bastoni, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Insigne, Bernardeschi.

Spanja: Unai Simón; Azpilicueta, Laporte, Pau Torres, Marcos Alonso; Koke, Busquets, Gavi; Sarabia, Ferrán Torres, Oyarzabal.

Të ngjashme