Glouchester City tash e 12 vjet nuk luan në shtëpi

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

“Është sikurse ta lëvizësh shtëpinë 21 herë në sezon”, thotë kryetari Alex Petheram. “Ne ndeshjet si vendas i zhvillojmë në stadium të huaj, në një qytet tjetër ku vetëm vendosemi, luajmë, paketohemi dhe kthehemi”.

Mirë se vini në Glouchester City, një klub i rangjeve të ulëta të Anglisë, me histori 136-vjeçare, prej të cilave 12 të fundit i ka kaluar në lëvizje pasi përmbytjet shkatërruan stadiumin “Meadow Park”, shkruan sot Koha Ditore.

Pa një shtëpi të përhershme dhe pa zhveshtore, ekonomi i Glouchesterit, Mike Nash, i mban topat dhe pajisjet e tjera të stërvitjeve në kopshtin e tij, derisa fizioterapeutja Chloe Less, transporton tavolinën e trajtimit për ndeshje me veturën e saj, Nissan Micra.

Që nga vitit 2007, klubi që bën gara në National League North dhe ka nofkën “The Tigers” – kanë hyrë në marrëveshje për ta ndarë fushën kur luan si vendas me katër klube të ndryshme. Aktualisht, shtëpia e Glouchesterit është 40 kilometra dhe ndodhet në qytetin Evesham.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme