Gnabry pëlqehet nga Manchester City

Prishtinë | 04 Kor 2022 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Serge Gnabry nuk e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën me Bayern Munichun.

Kjo është arsyeja se së fundmi janë shtuar spekulimet e largimit eventual të sulmuesit gjerman nga “Allianz Arena”.

Mediumi britanik “The Sun” raporton se përfaqësuesi gjerman mund të përfundojë në Angli, përcjell “Gazeta Express”.

Atje qe një kohë e pëlqejnë Arsenali dhe Manchester United.

Por, tash në garë për sulmuesin e rrezikshëm është futur edhe Manchester City.

Mediumi britanik raporton se lojtari vlerësohet 40 milionë euro.

Pra, nëse ndonjëri prej klubeve angleze e dëshiron 26 vjeçarin, duhet ta paguajë këtë shifër. 

Të ngjashme