Grezda i jep fund “makthit” në Skoci, rikthehet sërish në Kroaci

Prishtinë | 06 Jan 2020 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Eros Grezda ka vendosur që të largohet nga skuadra e Rangers, pasi nuk po gjen hapësira. Sulmuesi i kombëtares shqiptare do të rikthehet te ekipi i Osijekut, transmeton KJ njoftimin.

Futbollisti shqiptar nuk ka luajtur me skocezët që nga prilli i vitit të kaluar, me trajnerin Steven Gerrard që e ka kritikuar disa herë në publik sjelljen e tij

Grezda u ble nga Osijeku në verën e vitit 2018 për rreth 3 milionë euro. Ai pësoi një dëmtim dhe debutoi vetëm në muajin shtator me ekipin e famshëm skocez. Gjithsej luajti 17 takime, duke shënuar vetëm dy gola.

Të ngjashme