Griezmann humbi njërin prej rasteve më të mira në ”el Clasico”

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi e fitoi derbin e madh ndaj Barcelonës (2-0) në përballjen e të dielës mbrëma në Santiago Bernabeu duke u kthyer në krye të tabelës.

Ndërkohë që mediat vazhdojnë të vënë në pah secilin detaj të rëndësishëm nga ndeshja dhe padyshim se një prej tyre ishte rasti i Antoine Griezmann.

Sulmuesi francez e pati shansin e parë më të mirë për të shënuar në gjysmën e parë të takimit, gjegjësisht në minutën e 21-të.

Blaugranët luajtën më mirë në fraksionin e parë të lojës, ndërsa Griezmann ka mundur ta zhbllokojë rezultatin kur u gjet në një situatë shumë të favorshme.

Ai pranoi një pasim nga Jordi Alba brenda zonës dhe ishte në qendër, ndërsa vetëm duhej ta dërgonte topin në rrjetë. Mirëpo, goditja e tij shkoi shumë lartë mbi portë.

Embedded video

Të ngjashme