Gruaja e Valon Behramit e fiton të artën në Lojërat Olimpike Dimërore

Prishtinë | 11 Shk 2022 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Gruaja e Valon Behramit, Lara Gut-Behrami e ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Dimërore që po mbahen në Pekin.

Ajo në Super-G la prapa të gjithë duke u shpallur kampione olimpike, shkruan Gazeta Express.

Ndryshe Lara Gut-Behrami e ka fituar edhe medaljen e bronztë në disiplinën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Në mediat zvicerane ka optimizëm se ajo do të jetë në podium edhe në disiplinën e lëshimit, duke e përmbyllur kështu Olimpiadën Dimërore me tri medalje gjithsej.

Të ngjashme