Guardiola i mahnitur me Muriqin

Prishtinë | 19 Dhj 2018 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Menaxheri Pep Guardiola nuk ka fshehur admirimin e tij për heroin e Manchester Cityt ndaj Leicester Cityt, Arjanet Muriqin.

Portieri i përfaqësueses së Kosovës me pritjen e dy penaltive shtyu fansat e Cityt që ta këndonin emrin e tij në fund të ndeshjes.

Muriqi, heroi i Cityt në penaltitë me Leicesterin

“Aro është shumë i madh”, ka thënë Guardiola duke buzëqeshur. “Është i shpejtë me veprimet e tij dhe ka fuqi në këmbë. Mori vendimet e duhura edhe kur nuk mund të priste penaltinë e Harry Maguiret”.

“Kjo është mirë për të. Ka stërvitur shumë mirë. Është i turpshëm dhe ishte moment i mirë. Meritoi duartrokitjet sepse gjatë ndeshjes ishte brilant. Po shpëtonte aksionet me këmbën e tij”, ka shtuar Guardiola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme