Guardiola mund të rikthehet të Barcelona

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Babai i Pep Guardolas, Valenti ka zbuluar për Marca se spanjolli mund të kthehet në të ardhmen tek Barcelona.

Guardiola arriti një sukses të madh me blaugranët duke fituar 9 tituj të mëdhenj në periudhën 4 vjeçari sa ishte trajner i Barçës.

“Mund të jetë një po, që ai do të kthehet në Barcelonës, por do të ishte si trajner”, tha fillimisht Valenti Guardiola.

“Që kur është larguar nga shtëpia, ai gjithmonë i ka marrë vetë vendimet. Unë nuk e kam këshilluar kurrë”, ka përfunduar ai.

Por, së fundi, Guardiola insistoi se ai është i lumtur në Manchester City dhe nuk është e pamundur që të qëndrojë edhe më shumë sesa që ishte planifikuar fillimisht me kontratën e tij.


Të ngjashme