Guardiola thotë se City nuk është në gjendje të përballet me skuadra të mëdha

Prishtinë | 10 Dhj 2019 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Pep Guardiola e pranon se Manchester City mund të mos jetë në gjendje të matet me skuadrat më të mira, pas humbjes së dhimbshme 1:0 nga rivali lokal Manchester Unitedi të dielën, që e ka lënë 14 pikë prapa liderit të Premier Leagues, Liverpool.

Manchester City i Guardiolas ka qenë ekipi më i jashtëzakonshëm në Premier League në dy vjetët e fundit, duke mbledhur 100 pikë në stinorin 2017/18, ndërsa e mbrojti titullin e kampionit stinorin e kaluar, gjatë të cilit fitoi edhe FA Cup dhe League Cup, shkruan sot Koha Ditore.

Guardiola shpreson që City, që ka humbur katër nga 16 ndeshjet në ligë këtë stinor, do të jetë në gjendje të mësojë nga këto goditje.

“Manchester Unitedi ka kualitet për t’u mbrojtur dhe për të goditur nga kundërsulmet. Duhet ta pranojmë këtë. Ka skuadra si Liverpool, United, Barcelona, Real Madrid e Juventus, me të cilat duhet të përballemi dhe realiteti është se ndoshta nuk do të jemi në gjendje të garojmë kundër tyre. Ne duhet të përmirësohemi dhe të pranojmë këtë e të ecim para. Ndoshta duhet të mësojmë të pranojmë realitetin tash dhe të përmirësohemi”, ka thënë Guardiola.

Të ngjashme