Hamilton dhe Vettel nisin nga pozitat një dhe dy në Silverstone

Prishtinë | 07 Kor 2018 | 18:14 | Nga

Lewis Hamilton ishte më i shpejti nga të gjithë në provat zyrtare në Silverstone të zhvilluara ditën e shtunë.

Britaniku do të niset i pari në garën e nesërme, pasi mori ‘pole position’ me kohën 1 minutë 25 sekonda e 892 të mijtat, transmeton tch.

Me 44 të qindtat e sekondës më i ngadaltë se piloti i Mercedes ishte Sebastian Vettel, i cili do të niset nga vendi i dytë, duke kompletuar radhën e parë të nisjes.

I treti do të niset Kimi Raikkonen që gjithashtu bëri një xhiro shumë të mirë, i ndjekur nga Valteri Bottas, Max Verstappen e Daniel Ricciardo.

Kevin Maggnusen, Romain Grosjean, Charles Leclerc e Estaban Ocon do të plotësojnë dhjetëshen e parë në Silverstone, aty ku parashikohet një tjetër garë spektakolare si ajo e Austrisë.

Kujtojmë që garën për Çmimin e Madh të Austrisë e fitoi Verstappen, ndërsa podiumi u plotësua nga dyshja e Ferrarit, Raikkonen dhe Vettel.

Ferrari e ka kryesimin, si për pilotë, ashtu edhe për konstruktorë. Sebastian Vettel është lideri i Formula 1 me 146 pikë, një më shumë se Hamilton.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme