Hamilton fiton garën në Hungari, arrin një rekord të Schumacherit

Prishtinë | 19 Kor 2020 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Piloti britanik i Mercedesit, Lewis Hamilton, e ka fituar garën e Shpërblimit të Madh të Hungarisë në Formula 1 të dielën, duke e barazuar njëkohësisht një rekord të vendosur nga legjenda Michael Schumacher.

Për Hamiltonin ishte fitorja e tetë në Hungari, duke barazuar rekordin e Schumacherit për tetë fitore në një shteg të garave.

Kampioni në fuqi i Formula 1 përfundoi para Max Verstappenit të Red Bullit, ndërsa i treti doli Valtteri Bottas i Mercedesit. Lance Stroll i Racing Point doli i katërti.

Për Hamiltonin kjo ishte fitorja e 86-të në F1 dhe fitorja e dytë rresht. Ai kryeson renditjen me 63 pikë, pesë më tepër se finlandezi i Mercedesit, Bottas. Verstappen i treti me 33 pikë.

Të ngjashme