Havertz: Transferimi në Chelsea, ëndërr e bërë realitet

Prishtinë | 05 Sht 2020 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Tashmë është zyrtare. Kai Havertz është transferuar nga Leverkusen te Chelsea për 89 milionë funte.

Ai është bërë blerja e gjashtë e klubit në këtë merkato, që ka shpenzuar 230 milionë funte.

21-vjeçari është blerja më e shtrenjtë nga një klub britanik, së bashku me Paul Pogban, që iu bashkua Manchester Unitedit në vitin 2016.

Transferimi rekord i Premierligës është Philippe Coutinho, që për 145 milionë funte la Liverpoolin për Barcelonën.

“Jam shumë i lumtur që gjendem këtu”, tha  Havertz.

“Për mua është ëndërr e bërë realitet që të luaj për një klub të madh si Chelsea dhe mezi pres të takohem me të gjithë dhe të nis punën. Jam shumë shumë i lumtur”.

Talenti gjerman gjithashtu tregoi se Frank Lampard luajti rrol të madh në vendimin për t’iu bashkua Bluve të Londrës. 

Të ngjashme