Hendbollistet e Ferizajt në gjysmëfinale të Ligës së Pioniereve

Prishtinë | 19 Qer 2022 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

KHF Ferizaj ka shënuar fitore bindëse për të zënë vend në gjysmëfinale të Ligës së Pioniereve. Të shtunën në Gjakovë, Ferizaj fitoi ndaj Deçanit me rezultat 32:23.

Dy pjesët e para ishin më të barabarta (9:6, 19:15), por në pjesën e tretë dallimi ishte më i madh, përcjell Demokracia.com.

Olsa Hoxha e Sumea Sadiku shënuan nga 8 gola për Ferizajn. 6 i kishte Elmira Gashi.

Te Deçani 12 gola i shënoi Altuna Çekaj. Qëndresa Çekaj e Alisa Dacaj shtuan nga 5 gola.

Ferizaj të dielën prej orës 10:30 luan ndeshjen gjysmëfinale.

Të ngjashme