Henderson kthehet te United vetëm nëse do të jetë zgjedhja e parë

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Dean Henderson është njëri nga portierët më të mirë këtë edicion në Ligën Premier.

Portieri i talentuar anglez është i huazuar tek Sheffield United nga Manchester United dhe ka shkëlqyer me paraqitjet e tij.

22-vjeçari ka mbajtur portën e paprekur në tetë ndeshje këtë edicion në Ligën Premier, teksa ka pranuar 20 gola nga 23 ndeshje të zhvilluara.

Mediat angleze kanë raportuar se Henderson u ka bërë të qartë zyrtarëve të klubit, se nuk do të rikthehet në Old Traford nëse nuk është numri një.

Aktualisht United ka në pozitën e portierit të parë David De Gean, ndërsa Henderson refuzon të rikthehet dhe të mbetet zgjedhja e dytë.

Anglezi preferon të luaj me një skuadër më të vogël vetëm e vetëm që të jetë rregullisht në portë.

Gjithsesi në Angli kanë shkruar se për lojtarin interesim ka shfaqur Chelsea, që po kërkon një zëvendësues të Kepas. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme