Henderson largohet nga Anglia shkaku i lëndimit, zëvendësohet nga Ramsdale

Prishtinë | 15 Qer 2021 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Anglisë ka bërë të ditur se portieri Dean Henderson është larguar shkaku i një lëndimi.

Anglezi ka pësuar lëndim në këmbë që nuk e ka lejuar të stërvitet siç duhet, andaj është rikthyer te Manchester United.

Anglia gjithashtu ka konfirmuar se Aaron Ramsadale do ta zëvendësojë Hendersonin në skuadrën e “Tre Luanëve” për Euro 2020.

“Aaron Ramsdale e ka zëvendësuar Dean Henderson në skuadrën e Anglisë për UEFA Euro 2020”, shkruhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme