Huazim i Donnarummas, Juventusi pajtohet me Mino Raiolan

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Edhe pse i mbetet PSG-së të ketë fjalën e fundit, duket se në merkaton e ardhshme të dimrit, Gigi Donnarumma do të kthehet në Itali për t’iu bashkuar Juventusit.

Portieri zbarkoi me kosto zero në Paris këtë verë nga Milan, me të cilin i dha fund kontratës. Edhe pse në Torino ishin afër nënshkrimit me të, oferta e klubit francez ishte e pakundërshtueshme. Ajo që portieri nuk pristi nga ky trasnferimin ishte të shikonte ndeshjet e Ligue 1 nga stoli.

Me Keylor Navas titullar të padiskutueshëm dhe i bindur nga Leonardo për të vazhduar të paktën edhe një seszon tjetër, e ardhmja e Donnarummas mund të kalojë përmes një kthimi në Itali. Gardiani zhvilloi një ndeshje spektakolare ditën e djeshme në Champions përballë Man City-t, por Pochettino ia ka bërë të qartë që kostarikani do të jete zgjedhja e parë.

Sipas TodoFichajes, marrëveshja mes drejtuesve të Juventusit dhe Mina Raiola për të marrë portierin në huazim do të mbyllej direkt, por është e nevojshme të bindet PSG-ja për mos hapur shume probleme.

Të ngjashme