Hughes, piloti që po synon t’i thyejë rekordet në atletikë

Prishtinë | 27 Sht 2019 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Zharnel Hughes ka varësi nga shpejtësia.

Kjo mund të mos jetë befasi duke e marrë parasysh se është kampion i Evropës në 100 metra sprint. Por, derisa rivalët e tij janë në mënyrë strikte të përqendruar te shpejtësia në tokë, “obsesioni” e ka dërguar Hughesin në lartësi të reja.

Vitin e kaluar, njeriu, që i ishte dhënë nofka “kapiteni” nga ish-partneri i stërvitjes, rekordmeni i botës Usain Bolt, ka marrë një licencë private të pilotit, shkruan sot Koha Ditore.

“Ëndërroj një ditë të bëhem kampion bote dhe të bëhem pilot i një linje ajrore komerciale”, ka thënë Hughes.

Një superyll i Karaibeve që jeton në Xhamajkë, atleti britanik është karizmatik dhe optimist.

Përvoja zemërthyese – siç ishte humbja e Lojërave Olimpike “Rio 2016” për shkak të lëndimit dhe diskualifikimi nga Lojërat e Komonuellthit vitin e kaluar – e kanë mbajtur atë modest, siç e ka mbajtur edhe rritja në Anguilla. Pikërisht këtu shpreson të nisë një biznes të aviacionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme