Icardi refuzon largimin nga Inter

Prishtinë | 21 Gus 2019 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Mauro Icardi s’dëshiron që të largohet nga Inter në drejtim të Napolit.

argjentinasi ka refuzuar këtë ndonëse të dy klubet kanë rënë dakord për shitblerjen e lojtarit, shkruan Corriere dello Sport, transmeton Klan Kosova.

Icardi i cili ka blerë shtëpi në Milan këtë javë, shpreson që të mbetet në San Siro sesa të kalojë te Napoli.

Inter në anën tjetër i ka treguar lojtarit se mund të largohet, ndërsa do të vazhdojë përpjekjet që ta largojë atë para se të mbyllet afati kalimtar.

Të ngjashme