Icardin e duan tri klube në Itali

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Mauro Icardi mund të ndërrojë sërish skuadër.

Sulmuesi argjentinas nuk e ka gjetur veten te Paris Saint Germain dhe ka zëra se mund të rikthehet në Serie A.

Sipas “Calcio Mercato”, Juventusi, Milani dhe AS Roma janë të interesuara për sulmuesin e PSG-së.

Çmimi i Icardit sillet diku rreth 40 milionë euro.

Icardi ka bërë vetëm 20 paraqitje në Ligue 1 për PSG-në sezonin që lamë pas, për shkak të dëmtimeve të shpeshta.

Për dy sezone në Francë, ai ka bërë 61 paraqitje, ka shënuar 33 gola. 

Të ngjashme