Ilicic, në krye të listës së dëshirave të Milanit

Prishtinë | 06 Gus 2021 | 21:22 | Nga Ekonomia Online

Ndërsa tregu botëror i transferimeve është tronditur nga lamtumira e Messit dhe nga shifrat astronomike që qarkullojnë për blerjen e Grealish (100 milionë stërlina) apo për shumën që mund të shpenzojë Chelsea për Lukakun, Milani vazhdon gjuetinë për një mesfushor sulmues, i cili mund të zëvendësojë turkun Hakan Calhanoglu, i cili shkoi tek Interi.

Ndër emrat e ndryshëm në listën e kuqezinjve, nga Vlasic e deri tek Ziyech, ekziston një që për momentin duket se ka një avantazh të qartë mbi të tjerët: Josip Ilicic.

Slloveni i Atalantës tashmë e ka njoftuar klubin për synimin e tij për të ndryshuar ambient dhe do të ishte i lumtur të transferohej në Milano, pasi marrëveshja me drejtuesit e kuqezinjve është arritur prej kohësh.

Qëllimi i “Djallit” është të presë edhe disa ditë dhe javën e ardhshme të mbyllë operacionin me kushtet më të favorshme financiare.

Të ngjashme