Incidenti ndaj Ferizajit, FFK-ja dënon ashpër Llapin

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Disiplinor ka marrë vendim për ndeshjen Llapi – Ferizaji, në të cilën triumfuan mysafirët me rezultat 4-2.

Në këtë ndeshje pati tensione të mëdha, pasi tifozët vendas ia mësyen fushës duke sulmuar lojtarët e Ferizajit në fundin e pjesës së parë.

Për këtë skuadra e Tahir Batatinës është dënuar me dy ndeshje pa tifozë në Podujevë, shkruan lajmi.net.

Batatina i kishte mohuar incidentet, duke ia lënë fajin policisë dhe sigurimit të ndeshjes.

Llapi ndeshjet pa tifozë do t’i luajë ndaj Trepçës ’89 dhe Drenicës. 

Të ngjashme