Interi dhe Milani duan Granit Xhakën

Prishtinë | 21 Nën 2019 | 06:55 | Nga Ekonomia Online

“Sky Germany” raporton se Interi dhe Milani janë duke e synuar transferimin e mesfushorit të Arsenalit, Granit Xhaka, në janar.

Antonio Conte, trajneri i Interit vazhdimisht e ka përsëritur dëshirën e tij për transferimin e Xhakës për shkak të mangësive në qendër të mesfushës, shkruan Zëri.info.

Nga ana tjetër, Milani synon transferimin e futbollistëve me përvojë për t’i ndihmuar futbollistët e rinjë, dhe beson se ylli i Arsenalit i përshtatet skuadrës.

Karriera e Xhakës në Arsenal pritet të marrë fund pas incidenteve të tij me tifozët në barazimin 2:2 ndaj Crystal Palaces muajin e kaluar.

Dhe mediumi gjerman raporton se ish-anëtari i Borussia Monchengladbach e ka të pashmangshëm largimin e tij nga Arsenali.

Të ngjashme