Interi kërkon Kurzawan e Meunierin

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Interi është duke u interesuar për transferimin e dyshes së Paris Saint-Germainit, Layvin Kurzawa e Thomas Meunier, bëri të ditur “Corriere dello Sport” të dielën.

Mbrojtësit anësorë janë të frustruar me minutazhën e vogël në klubin francez këtë stinor dhe të dy po pritet të largohen në fund të stinorit, kur edhe u skadon kontrata. Krerët e Interit janë duke u interesuar të firmosin me dyshen.

Kurzawa, 27-vjeçar, këtë stinor ka luajtur në total vetëm 379 minuta, ndërsa belgu Meunier ka gjashtë ndeshje në ligë dhe tri në Ligën e Kampionëve, ndërsa ka regjistruar një gol dhe një asistim në përgjithësi.

Kurzawa luan në krahun e majtë të mbrojtjes dhe Meunier në të djathtin. Interi është duke bërë përpjekje ta përforcojë repartin defensiv.

Të ngjashme