Ish-mesfushori anglez Cole tërhiqet nga futbolli aktiv

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Joe Cole ka vendosur të tërhiqet nga futbolli aktiv të mërkurën në moshën 37-vjeçare, ka njoftuar “BBC”.

Cole prej vitit 2016 është aktivizuar te Tampa Bay Rowdies, ekip që bën gara në kategorinë e dytë të Anglisë.

Ai është produkt i akademisë së West Hamit kurse karrierë ka bërë edhe te Chelsea, Liverpooli, Lille, Aston Villa e Coventry City.

Me fanellën e Chelseat ka fituar tre tituj kampioni në Premier League kurse me Përfaqësuesen e Anglisë ka 56 paraqitje e dhjetë gola të shënuar prej vitit 2001 deri në vitin 2010.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme