Ish-reprezentuesi në kohën e paraluftës është ende aktiv në Gjermani

Prishtinë | 03 Qer 2018 | 11:16 | Nga

Është 41-vjeçar dhe ende është aktiv në portë. Është ky portieri Enver Morina apo Marina siç njihet në Gjermani ku jeton e vepron tash e një kohë të gjatë. Aktualisht, është pjesë e ekipit FV 07 Diefflen që bën gara në kategorinë e pestë të Gjermanisë.

Për këtë ekip synon të paraqitet edhe edicionin e ardhshëm, përpara se t’i thotë lamtumirë karrierës aktive dhe t’i përkushtohet tërësisht postit të trajnerit të portierëve, të cilin edhe e kryen. Ai është i njohur në Kosovë për periudhën e paraluftës kur ishte pjesë e 2 Korrikut dhe po ashtu pjesë e Përfaqësueses së Kosovës. Morina është vlerësuar ndër portierët më të mirë atëbotë në Kosovë, kurse me 2 Korrikun kishte fituar Kupën e Kosovës në edicionin 1996/1997, shkruan sot Koha Ditore.

“Me 41 vjet dhe ende ka pasion: Enver Morina”, thuhet në një postim të klubit gjerman për portierin nga Kosova.

Vetë Morina ndihet krenar që ende është aktiv dhe mund të paraqitet në fushë. Te skuadra e tij FV 07 Diefflen, është titullar dhe edicionin e mbylli në pozitën e pestë. Gati sa nuk e siguroi promovimin në një kategori më lart.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme