Ish-trajneri i Argjentinës: Messi duhet ta fitojë Botërorin për ta arritur nivelin e Maradonës

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 14:54 | Nga

Ish-trajneri i Argjentinës, Carlos Bilardo, beson se Lionel Messi duhet patjetër ta fitojë Kupën e Botës në mënyrë që ta arrijë nivelin e Diego Maradonës.

Bilardo e udhëhoqi Maradonën dhe bashkëlojtarët e tij drejt triumfit në Kupën e Botës më 1986, i cili ishte titulli i dytë i Argjentinës.

Messi ka qenë shumë pranë fitimit të trofeve ndërkombëtarë me “Albiceleste”, por ka dështuar në finale të Kupës së Botës kundër Gjermanisë më 2014 dhe në finale të Kupës së Amerikës kundër Kilit më 2015 dhe 2016.

“Messin e krahasojnë gjithmonë me Maradonën. Por, për ta arritur nivelin e njëjtë ai duhet ta sjellë Kupën e Botës në Argjentinë”, ka thënë Bilardo për gazetën braziliane “Folha de Sao Paulo”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme