Ish trajneri i Sivassporit dhe Maqedonisë e nis punën në Llap

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Llapi do t’u kthehet përgatitjeve për sezonin pranveror të Ipko Superligës sot me trajnerin e ri, Djengis Redjepi.

Pas festave të fundvitit, Llapi sot do t’i kthehet fushës së blertë, përkatësisht përgatitjeve për sezonin pranveror të Ipko Superligës së Kosovës në futboll.

Llapjanët para pak ditësh postin e trajnerit ia besuan Djengis Redjepit, i cili do ta zëvendësojë Bekim Shotanin, që po ashtu e pati zëvendësuar Bylbyl Sokolin.

Redjepi ka punuar si ndihmës-trajner në Sivasspor të Turqisë e po ashtu ka qenë pjesë e shtabit teknik në Kombëtaren e Maqedonisë, ndërsa sot e nis punën në Podujevë te Llapi.

Gazeta Express raporton se seanca e parë stërvitore e Redjepit me llapjanët do të fillojë në ora 15:00, kur trajneri tetovar do të ketë mundësi të njoftohet me lojtarët e tij dhe do ta shoh gjendjen fizike të futbollistëve, me të cilët në pranverë do ta kërkojë titullin e kampionit të Ipko Superligës kosovare.

Llapi konsiderohet rivali i vetëm i Prishtinës dhe Feronikelit. Pjesën e parë e ka mbyllur në vendin e tretë të Ipko Superligës me vetëm pesë pikë më pakë sesa kryesuesja, Prishtina, dhe katër më pak sesa kandidati tjetër, Feronikeli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme