Maqedoni, zjarri ua merr jetën tre fëmijëve

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 08:41 | Nga

Tre fëmijë të moshave 4, 3 dhe 1 vjeçar kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer pasditen e djeshme në një shtëpi në qytetin e Velesit të Maqedonisë.

Zjarri shpërtheu në një shtëpi të improvizuar në familje, siç pohojnë komshinjtë, me probleme të rëndë sociale.

Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit, raporton Alsat-M, transmeton Klan Kosova.

Policia dhe Prokuroria ndërkohë po heton rastin për zbardhjen e plotë të tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme