Januzaj kthehet pas një kohe të gjatë

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Real Sociedadit, Asier Garitano, është detyruar ta kthejë para kohe mesfushorin Adnan Januzaj.

Januzaj nuk ishte planifikuar të ftohet nga Garitano për ndeshjen kundër Atletico Madridit, të luajtur të shtunën, shkruan sot “Koha Ditore”. Por për shkak të mungesës së Mikel Oyarzabalit, Garitano e ftoi dhe e inkuadroi në fushë mesfushorin e Belgjikës.

Januzaj luajti nga minuta e 81-të te Sociedadi që humbi nga Atletico Madrid me rezultatin 2:0, në kuadër të javës së dhjetë të La Ligas spanjolle. Për Januzajn ishte paraqitja e parë këtë edicion në Spanjë.

Januzaj u lëndua gjatë kampionatit botëror që u mbajt në Rusi gjatë verës së këtij viti. Që nga ajo kohë, Januzaj nuk ka mundur të luajë për Sociedadin dhe Belgjikën.

Te Levante që fitoi ndaj Leganes me rezulttin 2:0, gjatë tërë takimit luajti Enis Bardhi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme