Jesus: Henderson është mesfushori më i mirë në botë

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Menaxheri i Flamengo , Jorge Jesus beson se kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson është mesfushori më i mirë në botë.

Reprezentuesi anglez i bëri përshtypje të madhe trajnerit të njohur gjatë finales së Kupës së Botës për Klube muajin e kaluar, ku Liverpooli fitoi 1-0.

Tani pasi ka shkuar pak kohë nga ngjarja e madhe, Jesus është kthyer të flasë për finalen dhe ka lavdëruar në masë të madhe kapiteni i Reds, Henderson.

“Henderson është mesfushori më i mirë në botë në pozicionin e tij”, ka thënë fillimisht Jesus për CMTV, transmeton telegrafi.

“Jurgen Klopp kurrë nuk e largon atë, por dy mesfushorët tjerë Naby Keita dhe Georginio Wijnaldum, ndonjëherë zëvendësohen”.

“Të tjerët lojtarët janë gjithmonë të njëjtë”, përfundoi trajneri i Flamengos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme