Jetmir Topalli debuton në Superligën e Turqisë, por skuadra e tij pëson humbje të thellë

Prishtinë | 12 Sht 2020 | 18:33 | Nga Ekonomia Online

Jetmir Topalli ka debutuar edhe zyrtarisht për ekipin e Yeni Malatyaspor në Superligën e Turqisë.

Ish-sulmuesi i Ballkanit është inkuadruar në lojë në minutën e 80-të të ndeshjes, teksa i zuri vendin sulmuesit Umut Bulut.

Paraqitja e Topallit ishte relativisht e mirë, teksa pati dy mundësi për shënim, por goditjet e tij përfunduan pranë portës.

Për fatin e keq të Topallit skuadra e tij Yeni Malatyaspor e humbi ndeshjen me rezultat të thellë ndaj Fatih Karagumruk (3-0).

Por, me paraqitjen disa minutëshe të futbollistit kaçanikas nuk do të ishte aspak befasi ta shohim atë nga minuta e parë në ndeshjet e radhës.

Në ndeshjen e radhës skuadra e Yeni Malatyaspor luan ndaj Goztepes më 18 shtator me fillim nga ora 19:00.

Të ngjashme