Jetmir Topalli ka një falenderim të veçantë për këtë person

Prishtinë | 30 Nën 2019 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Ballkanit ka ‘blinduar’ disa nga futbollistët e tyre kryesor gjatë këtij sezoni, duke vazhduar bashkëpunimin me ta edhe për disa vite tjera.

Skuadra lidere, Ballkani, ka njoftuar se me vullnet të dyanshëm ka vazhduar kontratat me Visar Berishën, Ramiz Bytyqin, Kushtrim Gashin, Edvin Kuc, Jetmir Topallin dhe Blend Baftiun.

Njëri nga futbollistë më në formë deri më tani në Superligën e Kosovës, padyshim që është Jetmir Topalli, i cili me klubin nga Suhareka ka vazhduar kontratën deri më 2021.

21 vjeçari në një prononcim për Gazetën Metro ka thënë se ndihet i kënaqur me kushtet e ofruara, teksa ka falenderuar edhe Presidentin e klubit.

“Kam nënshkruar kontratë me klubin edhe për një vit tjetër. Kam qenë shumë i kënaqur me kushtet e ofruara. Duhet falenderuar përzemërsisht Presidentin e klubit, Arsim Kabashin, që na ka qëndruar gjithmonë afër dhe ka qenë korrekt në gjithçka. Shpresojmë të vazhdojmë kështu dhe na prift e mbara” – ka thënë 21 vjeçari për Metron.

Kujtojmë që Ballkani ndeshjen e fundit për stinorin vjeshtor e luan më 2 dhjetor në udhëtim te Vushtrria.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme