Jonathas futbollisti i dytë në Spanjë me koronavirus

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi brazilian i Elches, Jonathas është futbollisti i dytë në Spanjë që është konfirmuar se është infektuar me koronavirus, shkruan “Marca” të dielën, transmeton Koha.net.

Më herët të dielën mbrojtësi argjentinas i klubit të La Ligas, Valencia, Ezequiel Garay ka njoftuar se është i infektuar.

Elche garon në Kategorinë e Dytë të Spanjës. Jonathas është testuar të shtunën pasi ka pasur probleme me frymëmarrje dhe temperaturë, siç njofton “Marca”. Klubi spanjoll ka konfirmuar se një lojtar është infektuar, por nuk ka dashur të jap emrin.

Gjithë lojtarët dhe stafi i Elches janë futur në karantinë.

Të ngjashme