Joshua ia ka vënë syrin përballjes me Furyn

Prishtinë | 23 Jan 2020 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Anthony Joshua dëshiron të përballet me Tyson Furyn në stadiumin e ri të Tottenhamit, por vetëm në rast se Fury triumfon ndaj amerikanit Deontay Wilder këtë muaj.

Kampioni i botës në versionet WBA, WBO dhe IBF në peshën e rëndë në boksin profesionist, Joshua, do të ishte i interesuar për një luftë të madhe britanike me Furyn, por vetëm nëse Fury fiton titullin WBC në përballje me Wilderin.

Joshua me gjasë do të përballet me bullgarin Kubrat Pulev. Pulev është sfidues i detyrueshëm i Joshuas sipas versionit IBF. Dhe sfiduesi tjetër sipas versionit WBO, ukrainasi Oleksandr Usyk, po pret të ndeshet me fituesin e duelit Joshua-Pulev.

Qartë se ka shumë rrugë, por Joshua është duke shikuar para drejt duelit për unifikimin e katër titujve të mëdhenj të botës në boksin profesionist.

Zgjedhja e tij e parë do të ishte përballja ndaj fituesit mes Furyt dhe Wilderit. Këta ndeshen më 22 shkurt në Las Vegas, për titullin WBC.

Të ngjashme