Jurgen Kloop dëshiron të nënshkruajë me Hazard

Prishtinë | 03 Jan 2022 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Liverpool dëshiron të nënshkruajë me Eden Hazard në afatin kalimtar të transferimeve në janar.

Të “Kuqtë” do të kenë dy mungesa shumë të rëndësishme përgjatë muajit janar, për shkak se dyshja sulmuese Sadio Mane dhe Mohamed Salah do të marrin pjesë në Kupën e Afrikës.

Sipas mediave britanike thuhet se trajneri Jurgen Kloop është i interesuar që të sjell Hazardin në “Anfield”, për të mbuluar mungesën e dyshes sulmuese.

Megjithatë, bordi heziton të sanksionojë këtë lëvizje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme