Juventus dhe Manchester Untied fillojnë bisedimet për shkëmbim të lojtarëve

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 21:13 | Nga Ekonomia Online

Adrien Rabiot mund të largohet nga Juventusi pas dy viteve qëndrim te kampioni në fuqi i Italisë.

Mesfushori francez edhe pse po luan rregullisht, nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij në Torino.

Mediat italiane dhe ato angleze kanë raportuar se dy skuadrat, Juventus dhe Manchester United kanë nisur bisedimet për një shkëmbim të bujshëm.

Adrien Rabiot që pëlqehet shumë nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer mund të transferohet në Old Traford.

Ndërkohë në Torino mund të shkoj mbrojtësi brazilian Alex Telles, i cili ende nuk i ka mbushur një vit që nga transferimi te United.

Gjithsesi problemi qëndron tek vlera e dy futbollistëve, pasi Telles vlerësohet rreth 20 milionë euro, derisa Rabiot mbi 35 milionë.

Dy skuadrat janë në fazën fillestare të bisedimeve, por në rast se arrihet një marrëveshje, atëherë United pritet që t’i shtojë edhe disa miliona për tu kompletuar ky shkëmbim.

Kujtojmë se mbrojtësi i majtë, Alex Telles në rast transferimi te Juventusi do të ishte rikthim për të në Serie A, pasi në edicionin 2015/16 ishte si i huazuar te Interi.

Të ngjashme