Juventus harton plane për Pogban

Prishtinë | 11 Gus 2019 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Skuadra italiane, Juventus, është duke i hartuar planet që ta përvetësojë mesfushorin francez, Paul Pogba.

Ky klub dëshpërimisht është duke tentuar që të shesë lojtarë për ta financuar transferimin e Paul Pogbas, shkruan Goal.

Futbollistëve Paulo Dybala dhe Mario Mandzukiq u është ofruar mundësia që t’i bashkohen Manchester United-it; mirëpo të dy ata e kanë refuzuar një gjë të tillë.

Tani Bardh e zinjtë synojnë që Dybalan t’ia shesin PSG-së në mënyrë që ta blejnë Pogban

Të ngjashme