Juventusi e Interi futen në garë për Wernerin

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Juventusi, Interi dhe Liverpooli janë në bisedime për transferimin e Timo Wernerit, shkruan “Sky Sport Italia”.

Werner 24-vjeçar pritet të largohet nga RB Leipzigu këtë verë. Liverpooli është interesuar gjatë për Wernerin, mirëpo mësohet se përfaqësuesit e sulmuesit gjerman janë në bisedime edhe me Juventusin e Interin. Raportohet se transferimi i tij mund të kushtojë deri në 70 milionë euro.

Klubet tjera si Bayern Muenchen, Milan e Barcelona po ashtu kanë shprehur interesim për reprezentuesin e Gjermanisë. Werner ka realizuar 27 gola dhe i ka asistuar 12 tjerë në 36 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion.

Të ngjashme