Juventusi e Interi pas Alabas

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Hasan Salihamixhiq ka konfirmuar se Interi dhe Juventusi kanë shprehur interesim për David Alaban, i cili pritet të largohet nga Bayerni për shkak se klubi nuk do t’i bëjë ofertë të re për vazhdimin e kontratës.

Kontrat e austriakut i skadon në fund të sezonit, transmeton KOHA.

Sipas raportimeve në Itali, Alaba është duke e ofruar atë për Juventusin dhe Interin, megjithatë edhe top klube të tjera evropiane janë të interesuara për shërbimet e tij, përfshirë këtu edhe Real Madridin e PSG-në.

“Nuk e di se si mund të takohemi me të pasi ai ka refuzuar propozimin tonë për renovimin e kontratës dhe ne duhet të mbajmë shënim këtë. Davidi mund të largohet tani, i kemi thënë agjentit të tij se ne nuk do të bëjmë ofertë tjetër”, ka thënë Salihaixhiq për Sky Sports Deutschland.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme