Juventusi i gatshëm që të ofrojë Pjanicin dhe Alex Sandron për Icardin

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Juventusië shtë duke bërë çmos që të transferojë Mauro Icardin në fund të këtij edicioni.

Zonja e Vjetër ka kohë që po e kërkon sulmuesin argjentinas, mirëpo Interi po e refuzon shitjen e tij në Torino.

Gazzetta dello Sport raporton se kampioni i Serie A është i gatshëm që të ofrojë Miralem Pjanicin dhe Alex Sandron në marrëveshje për Icardin.

Argjentinasi është aktualisht në huazim me të drejtë blerje te Paris Saint-Germain, mirëpo këta të fundit nuk duan të ushtrojnë të drejtën e tyre.

Kështu, lojtari do të rikthehet sërish në Giuseppe Meazza, mirëpo jo edhe për shumë gjatë, pasi Antonio Conte nuk  e do në skuadër.

Juventusi dëshiron që të transferojë Icardin dhe ofrimi i dy lojtarëve, mund të bind Interin që të shesë atë. 

Të ngjashme