Juventusi zbulon objektivat e sulmit në merkaton e verës

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse situata në Itali nuk është aspak e qetë, te Juventusi vazhdojnë të mendojnë për përforcimin e skuadrës në merkaton e ardhshme.

icardi.psg.muscoli.2020.750x450
gabriel zhezus

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, bardhezinjtë janë gati të bëjnë një revolucion në repartin e ofensivës. Pikërisht sipas raportit të sipërpërmendur, drejtuesit kanë 4 profile kryesore që do të tentojnë të marrin në verë.

kane

Bëhet fjalë për Gabriel Jezusin e Citit, Timo Vernerin e Lajpcigut, Mauro Ikardin që luan te PSG-ja, por është në pronësi të Interit dhe Herri Kejnin e Totenhemit.

Nuk do të jetë aspak e lehtë që të marrin të paktën njërin nga këta sulmues, por drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” do të përpiqen, me shpresën se do ia dalin t’i marrin në Torino.

timo werner

Të ngjashme