Kaka: Milan – Liverpool, ishte shenjë nga Zoti

Prishtinë | 23 Maj 2020 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Ricky Kaka është rikthyer pas 13 vitesh që të flasë për fitoren e Milanit nga Liverpoolit në vitin 2007 në finalen e Ligës së Kampionëve.

Dyskuadrat ishin takuar fillimisht në finalen e vitit 2005 në Stamboll, kur Rossonerët ishin duke udhëhequr 3-0, por The Reds e kishin barazuar rezultatin dhe kishin fituar mes penalltive, për t’u takuar dy vite më vonë në Athinë.

“Ishte një shenjë nga Zoti, nuk ishte rastësi”, ka thënë Kaka për faqen e Milanit.

“Nuk më pëlqen ta quaj hakmarrje, por ishte magjike dhe e mahnitshme. Skuadra ishte e ndryshme nga viti 2005, pasi nuk kishim Hernan Crespon apo Andryi Shecvhenkon, por thelbi ishte i njëjtë”.

“Ishte pothuajse e njëjtë ekip, por një finale më ndryshe dhe një mbeti në histori”, ka shtuar më tej ai.

Më 23 maj të vitit 2007, Pippo Inzaghi shënoi dy gola në pjesën e parë, derisa për Liverpoolin kishte shënuar Dirk Kuyt. 

Të ngjashme